LajmeRajon

Vetëvendosje e vendosur ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare: Në pritje të votave të partive tjera

Sot nga ora 15:00 do të mbahet vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë sërish deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit.

Në seancën e fundit të shtunën, Haxhiu nuk arriti të zgjidhet pasi mori vetëm 57 vota, duke mos siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, deklaroi se Haxhiu mbetet kandidate, por theksoi se votat nuk janë të sigurta.

“Te shohim a i kemi votat. Deri në këtë faze, Albulena është kandidate”, ka thënë Peci.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se Vetëvendosje i ka të garantuara votat e saj, por theksoi nevojën për mbështetje nga partitë tjera.

“Ne e kemi propozuar, tash duhet të presim që ajo t’i marr votoat e nevojshme, për të vazhduar me hapat e konstituimit. Ne votat tona i kemi edhe sot, siç i kishim para dy ditësh. Duhet t’i pyesim partitë e tjera për votat e tyre. Ne votat e tona i kemi për kandidaten tonë”, ka thënë Çeku.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, u shpreh gjithashtu optimiste për zgjedhjen e Haxhiut.

“I kemi votat veç po presim edhe opozita me votu”, ka thënë Pacolli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close