
Sot ka ndodhur një tragjedi në të cilën u shuan dy jetë të reja. Vëllai i gruas, përkatësisht daja i fëmijës gjashtëvjeçar, Aleksandar Stojanoski, përmes një njoftimi publik i është drejtuar opinionit në emër të familjes, duke akuzuar se institucionet kanë dështuar totalisht. Ai thekson se gruaja kishte denoncuar dhunën në vazhdimësi, por institucionet nuk kishin reaguar.
Motra ime sot duhej të shkonte sërish në qendrën sociale për të gjitha këto gjëra. Me mbesën u dëgjuam për festën e ‘Faljeve’, më tha: ‘Dajë, më fal nëse të kam bërë ndonjë gabim’… Mbesa e dajës, më fal ti mua, u fal institucioneve të paafta, por unë dajë, nuk do të fal dhe nuk do të harroj kurrë. Shpërndajeni, që të mos harrohet dhe të mos humbet në sistemin tonë!“, shkroi Stojanoski.
Tragjedia ndodhi në lagjen Taftalixhe të Shkupit, ku gruaja u gjet e vdekur bashkë me vajzën e saj. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes deri vonë në mbrëmje.



