BotaLajme

Vdesin 54 refugjatë në Meksikë

54 persona kanë mbetur të vdekur në Meksikë gjatë një aksident trafiku që ndodhi nga një kamion mallrash e cili po bartte emigrantë.

Në të ishin fshehur mbi 100 persona, të gjithë të ikur nga Amerika Qendrore.

Kombësia e viktimave nuk është konfirmuar ende, por zyrtarët lokalë thanë se shumica e personave që po udhëtonin me këtë kamion transportues, ishin nga Hondurasi dhe Guatemala.

Kamioni raportohet se ishte duke ecur me shpejtësi të madhe kur shoferi bëri një kthesë të mprehtë, duke goditur një urë për këmbësor në Tuxla Guiterrez në shtetin meksikan, Chiapas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close