LajmeRajon

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin “Thaçi” dhe të tjerët në Hagë.

Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet deri në ora 16:30. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 100-të në gjykatë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky dëshmitar, me pseudonimin WO4809, po dëshmon përmes videolidhjes.

Gjatë ditës së djeshme ka vazhduar dëshminë dëshmitari i 99-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W04854.

Dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar në seancë private për publikun.

Ky dëshmitar e ka filluar dëshminë të hënën pas dëshmitarit Fatmir Sopi, i cili dëshmoi në seancë publike.

Ndërsa, pas tij pritet që të dëshmojnë gjatë kësaj jave edhe tre dëshmitarë të tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close