LajmeMaqedoniShowbiz

Vazhdojnë t’i mbushin sheshet, Arif Ziberi porosi për këngëtarët e rinj: Jini korrekt me publikun, këndoni “live”

Grupi legjendar Elita 5 nuk e kanë ndërmend t’i nënshtrohen moshës dhe trendit muzikor, vazhdojnë të mbushin vendet me publik kudo që ata paralajmërohen të marrin pjesë, shkruan Top24

Kësisoj ka qenë atmosfera në Kosovë.

Arif Ziberi në një intervistë për RTV21, para koncertit, tha se edhe pse kanë kaluar 4 dekada nga hyrja në tregun muzikor, grupi i adhuruesve ndaj Elitës 5 shkon duke u rritur.

Adhuruesit janë si të moshuar, por edhe të rinj.

Por si arriti ky grup t’i mbijetojë kohës dhe të mos transformohet në stil tjetër? Arif Ziberi tregon formulën:

“Nuk ramë nën ndikimin e rrymave të reja, jemi shembull se si arrihet sukses edhe me këtë lloj muzike”.

Ndërkaq për artistët e rinj, ka disa këshilla:

“Jini korrekt me publikun, këndoni “live” dhe bëni art”, tha ai duke shtuar se ai kurrë nuk do të shkonte në koncertin e një këngëtari që do të këndonte playback.

Related Articles

Back to top button
Close
Close