LajmeMaqedoniTopLajm

Valon Bela pas 23 vitesh kujton nënën e Valon Berishës

Valon Bela, aktualisht anëtarë i kryesisë së Lëvizjes Besa përmes një postimi ka evokuar kujtimi nga takimi i tij i pasluftës me nënën e një veprimtari kombëtarë i cili atë kohë ishte ende në burgjet serbe përcjellë Top24.

Ndryshe Bela kujton se pas 23 vitesh po e publikon për herë të parë këtë foto me nënën e Valon Berishës i cili atë kohë ishte i burgosur.

Në Postimin e tij Bela shkruan ;
Foto e papublikuar deri më tani.
Pas ardhjes nga lufta, vizitova së pari një nënë heroike, stoike dhe patriote e rrallë.
Përderisa Valon Berisha, djali i saj ishte akoma në burgjet serbe, unë e vizitova atë që sadopak t’ia hjek mërzinë dhe ashtu doli. Ajo aq shumë u gëzua kur më pa, nga malli më futi tek trëndafilat e saj dhe tha këtu dua ta bëjmë një foto se do të mbahet mend.
Tani po e ndaj këtë foto me ju, pas 23 viteve.
A thua si e paska ditur zonja Mamudije se vërtetë kjo foto do mbetet kujtim i veçantë …
Ndryshe, ajo është nënë e Valonit, Agronit dhe Nehatit ku së bashku kemi nda vitet më të hershme të jetës sonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close