
Valon Bela ka dalë me kritika ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski për UÇK-në, njofton Top24
Ai ka kritikuar edhe VLEN-in që nuk po i del në mbrojtje UÇK-së.
“Mickoski tha se UÇK-ja nuk ka bërë luftë të pastër sepse ka sulmuar në formë tinzare – ky që është ekspert i luftërave ama ka harru që në koalicion e ka Johan Tarçullovskin, që e punësuan në Dogana tash, e që është kriminel i dëshmuar prej Gjykatës në Hagë duke vrarë fëmijë, gra e pleq. Kjo nuk zihet! Ku janë këta mistrecët e VLEN-it me mbrojt UÇK-në? Ka hyrë në bisht të miut – qaty ku e kanë vendin”, tha Bela.



