LajmeMaqedoniTopLajm

Valon Bela, Izet Mexhitit: Fjalori yt me përsëritje të kasaphaneve tani edhe të Dick Marty-t i ngjason një beteje po aq sllave sa dhe antishqiptare

Politikologu Valon Bela përmes  një postimi ka reaguar ndaj prononcimit të Izet Mexhitit në Kumanovë, duke shkruar se Izet Mexhtiti haroi të mirat e BDI-së që i shijoi për 20 vjet nga inatet personale madje shkon edhe aq larg sa për qëllime politike fjalori tij me përsëritje të kasaphaneve tani edhe të Dick Marty-t i ngjason një beteje po aq sllave sa dhe antishqiptare, shkruan Top24

 

Izet si erdhe deri këtu?
Nga inatet personale tuajat ndaj Artanit i mëshove shqelm të mirave tua nga BDI plot 20 vite rradhazi. Fillove një rrugëtim të ri edhe pse po e ke të vështirë ta quash ndryshim kur e kaluara yte politike dy dekadëshe e shterpësisë së veprave pozitive mungon. Përkundrazi, katrahurën e krijuar në një Komunë tash e 5 mandate me 18 buxhete komunale nuk do ia kishin bë as edhe armiqtë më të egër. E kuptoj se të mungon kauza politike sepse si do thirresh në luftim të krimit dhe korrupsionit kur ti ishe pjesë e asaj plot 20 vite. Si do thirresh në vlera të reja kur ti ishe pjesë e vlerave të BDI-së plot 20 vite. E kuptoj që edhe program tërheqës nuk ke për ti thirrur qytetarët në besim dhe bindje si koncept i ri politik. Ama Izet, të përmendësh Dick Marty-n nga inatet tua personale me Artanin kur akoma po gjykohen krerët e UÇK-së, nga raporti i të cilit po vuajmë ne si popull për betejën mbi drejtësinë e radhës është gabim i madh. Këtë s’po mund ta kuptoj dhe nuk e prisja nga ti. Betejat politike kanë emocione por jo nga ti, sepse ke përvojë të madhe në politikë. Dhe s’duhet harruar se ka jetë edhe pas zgjedhjeve dhe sikur të mos jemi mësuar nga e kaluara, i përsërisim ato pa hamendje. Fjalori yt me përsëritje të kasaphaneve, tani edhe të Dick Marty-t i ngjason një beteje po aq sllave sa dhe antishqiptare që secili ne e mban mend si të kobshme për shqiptarët. Asnjëherë s’kisha me besu se inatet personale kishin me ndiku që me i mëshu shqelm secilës të arritur në këtë vend. Ky diskurs politik dërgon një mesazh që duhet t’na tremb të gjithëve; a po përgaditet dhunë në këto zgjedhje? Sepse luftimi i oponencës politike “me çdo mjet” sjell pikërisht atë që e kemi përjetuar në zgjedhjet e vitit 2008. Uroj të këndellesh dhe të bëhesh pjesë e një gare europiane siç i ka hije zgjedhjeve model. Kujdes nga kurthet ogurzeza të armiqve përreth nesh e të cilët jo vetëm sytë por edhe bazat ushtarake i kanë drejtuar këndej. Shqiptarët meritojnë një fushatë të qetë ku debati kryesor duhet me qenë oferta për më të mirën. Mjaft me folklor dhunues sepse edhe ashtu shqiptarët dalin në votime sa gjysma e trupit votues që janë. Dhe nëse shqiptarët në këto zgjedhje nuk arrijnë që të motivohen për të dalur sa më masovikisht atëherë duhet pyetur veten kujt po i shërbejmë?

Related Articles

Back to top button
Close
Close