LajmeMaqedoni

Valdrin Islami nga ASH-Taravari demanton Kasamin: Nuk ka punime për rrugën Tetovë-Prizren (VIDEO)

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ditëve të fundit, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi publikisht se rruga Tetovë–Prizren “ka filluar”.

Ne jemi këtu për ta sqaruar këtë, me fakte.

Sepse faktet zyrtare nga Ministria e Transportit janë të qarta:

Projekti është ende në fazë fillestare, po përgatitet dokumentacioni nuk ka procedurë tenderimi dhe nuk ka filluar ndërtimi.

Pse qytetarëve po u thuhet e kundërta?

Kjo nuk është gabim. Është krijim i një realiteti të rremë.

Një ndërhyrje në rrugë lokale nuk është projekt ndërkufitar. Ta paraqesësh si të tillë është manipulim.

Tani kemi një situatë absurde: qeveria flet për projektim, komuna për

ndërtim.

Kjo nuk është dallim interpretimi, është kontradiktë me faktet.

Dhe kur faktet janë kaq të qarta, përfundimi është i vetëm: qytetarëve po u shitet propagandë si realitet.

Prandaj, kur dikush thotë të kundërtën, nuk po informon, po mashtron.

 

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close