LajmeMaqedoniTopLajm

Valdet Xhaferi: Zemra gjithmonë kthehet në shtëpi ” Mirë se vini në shtëpinë tuaj, mërgimtarë të dashur! “

Kryetari i degës së BDI-së, në Gostivar, Valdet Xhaferi përmes një postimi ka uruar ardhjen e mërgimtarëve duke shënuar se rikthimi juaj në vendlindje nuk është vetëm gëzim familjar, është rikthimi i zemrës së një kombi që pulson bashkë me ju, kudo që jeni, shkruan Top24

 

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, mërgimtarë të dashur!

Rikthimi juaj në vendlindje nuk është vetëm gëzim familjar, është rikthimi i zemrës së një kombi që pulson bashkë me ju, kudo që jeni.

Me praninë tuaj, Gostivari bëhet më i gjallë, më i plotë dhe më i bashkuar.
Ju jeni urë mes të kaluarës dhe të ardhmes, mes përvojës jashtë dhe ëndrrës për një vend më të mirë.

Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm, si në jetën ekonomike, ashtu edhe në forcimin e lidhjeve tona shoqërore, kulturore e kombëtare.

Urojmë që këto ditë të kaluara pranë familjes në vendlindje të jenë të mbushura me paqe, dashuri dhe momente që do t’i mbani gjithmonë në zemër

Related Articles

Back to top button
Close
Close