
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani gjatë mbrëmjes së sotme ishte pjesë e manifestimit të organizuar nga “Qendra për Kulturë” dhe shkollat e komunës së Gostivarit në nderë të ditës së Mësuesit, 7 Marsi, shkruan Top24
“I nderuar të merrja pjesë në ceremoninë kushtuar Ditës së Mësuesve, organizuar nga Qendra për Kulturë dhe shkollat tona.
Urime për organizimin!
Gëzuar Festën dhe qofshim çdo ditë mirënjohës ndaj Mësuesve tanë!”



