
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën e familjes Jashari duke shënuar se ata ranë që sot Kosova të jetë shtet i Pavarur dhe Demokratik! Ata ranë për të mos vdekur kurrë, shkruan Top24
“Lufta e tyre e shenjtë për liri dhe pavarësi nuk mund të shprehet me fjalë, ata ranë që sot Kosova të jetë shtet i Pavarur dhe Demokratik! Ata ranë për të mos vdekur kurrë!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” shkruan Limani.



