
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sonte ishte pjesë e pritjes në rezidencën e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut për nderë të ditës kombëtare të Zvicrës që u organizua nga ambasasorja Véronique Hulmann të cilën e uroi për këtë ditë dhe për miqësinë që ky shtet ka me vendin tonë, shkruan Top24
Sonte kisha kënaqësinë të isha pjesë e ceremonisë kushtuar Ditës Kombëtare të Zvicrës mbajtur në Rezidencën e Zvicrës.
Ambasadorja Véronique Hulmann mori urimet e mia të përzemërta për një shtet mik si Zvicra dhe një falenderim për punën e shkëlqyer gjatë shërbimit të saj.
Faleminderit e respektuara Véronique Hulmann!
Faleminderit Zvicër!



