MaqedoniTopLajm

Vaksinimi do bëhet në spitalet modulare thotë Filipçe

Vaksinimi do të bëhet në spitalet modulare, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Kështu ka sqaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social “Facebook”.
“Vaksinimi do të zhvillohet në pesë pika të vaksinimit, kurse në ekipet e vaksinimit ka infermiere dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime, nga ora 8 deri në orën 20”, shkroi Filipçe.

Përndryshe, dje në vend ka arritur dërgesa e parë e vaksinave, që kap numrin prej 4.680 vaksina nga 8000 sa u parashikuan nga kompania “Fajzer”, të cilat janë donacion nga Serbia.

Gjatë mesit të këtij muaji, priten të arrijnë edhe 200 mijë vaksina kineze nga kompania “Sinofarm”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close