
Një fotografi e veçantë dhe plot emocione ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi vajza e poetes së njohur Mimoza Ahmeti ka ndarë me publikun një kujtim të rrallë familjar.
Luka Ahmeti publikoi në InstaStory një fotografi bardhezi të realizuar në vitin 1990, ku shihet në krahët e së ëmës, në një moment të mbushur me ngrohtësi dhe dashuri.
Përveç këtij kujtimi të veçantë, Luka ndau me ndjekësit edhe një nga krijimet më të njohura të Mimoza Ahmetit, poezinë “Është çudi kur je femër”, duke e rikthyer sërish në vëmendje një nga tekstet më të vlerësuara të autores.
Me karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe qëndrimet e forta, poetja ka fituar vëmendjen e publikut dhe është zgjedhur disa herë kryefermere falë mbështetjes së shikuesve.





