LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Uroj që Kosova të shkojë përpara, thotë Ali Ahmeti pas përfundimit të bisedimeve

Rundi maratonik i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë ka përfunduar.

Në hollin ku po qëndrojnë mediat, gjatë tërë kohës ka qëndruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pas përfundimit të takimit ka thënë se është mirë që të pritet konferenca e përfaqësuesve të BE-së për të folur për detajet, raporton Zeri.info.

I pyetur nga gazeta 10, Ahmeti megjithatë shpreson që Kosova të shkojë përpara dhe autoriteteve kosovare u ka uruar punë të mbarë,

“Me Escobarin patëm një përshëndetje të zakonshme, dëshira ime është që Kosova të shkojë përpara. U uroj autoriteteve kosovare punë të mbarë”, u shpreh ai mes tjerash.

Related Articles

Back to top button
Close
Close