
Brenda disa ditësh nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, dy palestinezë filluan të filmonin jetën e tyre të përditshme për BBC. Aya iku në jug të rajonit për siguri, ndërsa Khalid zgjodhi të qëndronte në veri. Ata dokumentojnë shpërthimet, evakuimet e shumta, vdekjet dhe traumat e fëmijëve që përjetojnë nga lufta.
Ndër skenat thellësisht të trishta, Khalid dokumenton se si loja e fëmijëve të tij është ndikuar nga ekspozimi i tyre ndaj luftës, ndërsa Aya filmon reagimin e saj emocional kur mësoi se shtëpia është shkatërruar.
“Çdo natë u them lamtumirë fëmijëve të mi, sepse nuk e di nëse do të zgjohemi të nesërmen”, dëgjohet duke thënë Khalid, duke përqafuar djalin e tij brenda një. “Çdo mëngjes zgjohemi me një masakër të re. Ata po hedhin fletëpalosje që na thonë të largohemi” . Pak më vonë, është natë dhe Khalidi po flet me vajzën e tij, e cila ia bën të qartë se nuk dëshiron të shkojë në jug. “Pse,” e pyet. “Sepse kam frikë nga raketat”, i përgjigjet vogëlushja.
Pak më tej dhe më afër Palestinës, Aya po flet me motrat e saj, pasi ka fjetur vetëm gjysmë ore dhe ka paketuar gjërat e tyre për t’u larguar nga vendi ku po bien bombat. “Rruga është shumë e rrezikshme. Shpresoj t’ia dalim”, thotë e reja.
Në videon e BBC-së, kamera kthehet tek Khalid, që flet për të afërmit që humbi dhe sa njerëz të tjerë të njohur dhe të dashur la nën rrënoja. Kur filluan sulmet, ai vetë hapi një qendër mjekësore të improvizuar në shtëpi. Ai është fizioterapist dhe jo mjek, por çfarëdo njohurie që ka i ndihmon. Kjo më bëri të ngulmoj dhe të qëndroj në qytetin tim”.
Aya, nga ana tjetër, beson se vendi më i sigurt për dikë është shkolla, megjithëse bombat që dëgjohen duke shpërthyer shumë pranë tyre, i trembin nxënëset e vogla.
Pamjet pas kësaj bëhen më të ashpra, me burra dhe gra që përpiqen të shpëtojnë atë që munden në një ndërtesë aty pranë, e cila është bombarduar. “Na thanë të vinim këtu. Do ishim të sigurt”, dëgjohet duke bërtitur një grua. “Ku është siguria.”
Në shtëpinë e Khalidit, fëmijët e tij luajnë “mjekë dhe ambulanca”, duke harruar përkohësisht frikën e tyre dhe duke imituar atë që shohin çdo ditë. “Më thyhet zemra kur i shoh kështu”.
Në të njëjtën kohë, disa shtëpi më poshtë, bombat goditën një ndërtesë tjetër. Vajza e vogël e Khalidit fshihet nga frika. Disa skena më vonë shohim të njëjtët fëmijë duke ngrënë degë nga pemët dhe babain e tyre duke thënë: “Ne hamë çdo gjë që nuk mund të na helmojë”. Gëzimi i tyre kur marrin një pako me ushqime të kujton gëzimin e fëmijëve që hapin dhuratat e tyre në Krishtlindje. “Shiko thjerrëzat”, thonë dhe duartrokasin.
Aya dhe familja e saj janë në qytetin Khan Yunis, në kampin e refugjatëve. Khalid dhe fëmijët e tij mbeten në Jamalia.
Më shumë se 42,000 palestinezë janë vrarë në Gaza si rezultat i fushatës ushtarake të Izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit. Historitë e Aya dhe Khalid janë dy nga katër të paraqitura në dokumentarin e ri të Shërbimit Botëror të BBC-së dhe Storyville ‘Life and Death in Gaza’. Filmi është pjesë e një serie programesh në BBC Two, BBC Four dhe iPlayer për të shënuar njëvjetorin e luftës së 7 tetorit midis Izraelit dhe Hamasit./vizionplus.tv



