BotaLajmeTopLajm

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin luftarak rus, publikohen pamjet e shpërthimit

Ushtria ukrainase po vazhdon të avancojë në rajonet që kontrollohen nga rusët, e këtë më së miri e dëshmojnë aksionet e shumta ushtarake.

Kundërofensiva ukrainase ka filluar në masë të madhe të japë efektet e saj, duke arritur të zmbrapsin rusët nga shumë rajone që ishin stacionuar nga fillimi i pushtimit, transmeton Telegrafi.

E këto aksione të suksesshme lëre që po e nervozojnë Vladimir Putinin, i cili po tenton të gjejë fajin dhe të shfryjë mllefin në eprorët e lartë ushtarak, por ukrainasit edhe po i publikojnë pamjet duke i shpërndarë anembanë botës nëpër rrjete sociale.

Më i fundit është rasti kur një aeroplan luftarak i ushtrisë ruse hidhet në erë nga forcat ukrainase, ku si pasojë e goditjes me predhë shpërthen dhe krijohet një “top i zjarrtë”.

Pas përplasjes në tokë vjen deri te një shpërthim tjetër i fuqishëm, kurse ukrainasit deri më tani video të ngjashme të rrëzimit të fluturakeve i kanë publikuar në llogarinë e ministrisë së Mbrojtjes.

Aty shihen rrëzimi i aeroplanëve, helikopterëve e dronëve të ndryshëm. E tërë këtë sukses duhet atribuuar armëve moderne që ua kanë dhuruar vendet perëndimore. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close