BotaLajme

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 13 dronët rus të lëshuar gjatë natës, ka njoftuar komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk.

Bëhet e ditur se dronët janë shkatërruar nga njësitë anti-ajrore të Ukrainës dhe grupet në Kherson, Dnipropetrovsk, Poltava, Vinnytsia, Khmelnytskyi, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.

Siç raportohet, Rusia i ka lëshuar 13 dronët Shahed nga pozicionet e saj në Kepin Chauda në Krime dhe qytetin port të Primorsko-Akhtarsk të detit Azov.

Shpërthime ka pasur kryesisht në qendrat rajonale të Khmelnytskyi dhe Ivano-Frankivsk.

Me këtë sulm thuhet se Rusia ka synuar edhe infrastrukturën kritike të vendit, pa specifikuar objekte.

Deri më tani, nuk janë regjistruar dëme dhe viktima.

Ndryshe, sulmet me dronë janë dukuri e përditshme në Ukrainë dhe prekin rajone të ndryshme të vendit.

Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë zonat civile, me serinë e fundit të bombardimeve intensive që synojnë infrastrukturën energjetike me qëllim të dukshëm për të shkaktuar dëme në rrjetin e Ukrainës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close