LajmeSport

UEFA cakton gjyqtarët për EURO 2024, mes tyre edhe një shqiptar

Për 51 ndeshjet në UEFA Euro 2024, Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka shpallur 18 gjyqtarë, ekipet e tyre ndihmëse të arbitrave dhe zyrtarët e ndeshjeve VAR si dhe zyrtarët mbështetës.

Në çdo ndeshje, ekipet e arbitrave do të përbëhen nga një arbitër, dy ndihmës gjyqtarë, një gjyqtar i katërt, një ndihmës arbitri rezervë në stadium dhe një ekip prej tre zyrtarësh të VAR.

Pjesë e anësorëve do jetë edhe shqiptari Bekim Zogaj. Pjesë e shumë garave ndërkombëtare, tani pjesë edhe e  Euro 2024. Prej vitesh Zogaj është një nga anësorët më të mirë në futbollin e Zvicrës, duke qenë edhe në ndeshjet e Champions League.

“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale

Europiani 2024 do zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori – 14 korrikun e këtij viti

Related Articles

Back to top button
Close
Close