LajmeMaqedoni

Udhëkryqi qendror në komandën e NATO-s e mori emrin e “Shkupit”

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot në Komandën Supreme të Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën, mori pjesë në ceremoninë për emërimin e udhëkryqit qendror në këtë komandë sipas kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi, me çka ishte vazhduar tradita e emërimit të rrugëve në komandën sipas kryeqyteteve të aleatëve.

“Kjo ceremoni është nder i veçantë që na e bëni neve, mua, Maqedonisë së Veriut por edhe qytetit tim të lindjes. Kjo ceremoni është vërtetim i suksesit dhe qëndrueshmërisë, të qëllimit tonë të arritur strategjik – anëtarësimit në NATO. Anëtarësimin në NATO e kemi merituar me shumë punë dhe qëndrueshmëri, emri i kryeqytetit tonë Shkupi me meritë është në mesin e kryeqendrave të Aleancës në Komandën Supreme të forcave të bashkuara të NATO-s. Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk është partner pasiv dhe nuk jemi as aleat pasiv. Jemi duke kontribuuar në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke punuar së bashku me partnerët edhe në Irak edhe në Afganistan. Sot si aleat, me pjesëmarrjen në misionin e KFOR-it në Kosovë vazhdojmë në mënyrë aktive ta promovojmë dhe ta ruajnë paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha ministrja në ceremoni.

Ministrja shtoi se emërimi i sotëm solemn në udhëkryqin qendror të Komandës Supreme të NATO-s në Mons sipas kryeqytetit tonë Shkupi, do të jetë një tregues simbolik se dyert e NATO-s ngelen të hapura dhe se Aleanca pas pranimit të Maqedonisë së Veriut si aleat mori një vlerë të shtuar.

Komandanti i Komandës Aleate Supreme të NATOs- për Evropën, gjeneral Tod Uollters e përshëndeti praninë e ministres Shekerinska në ceremoninë me të cilët, siç tha, edhe njëherë e konfirmon sistemin e përbashkët të NATO-s për vlera të 30-të vendeve anëtare dhe përkushtimin e tyre në përforcimin e paqes dhe sigurisë.

“Siç shumë prej jush e dinë, një nga ministrat tanë të preferuar të Mbrojtjes në NATO është zonja ministre, dhe ajo që e kemi këtu flet për karakterin e Maqedonisë së Veriut, për karakterin e saj dhe për të e cila i bën punët në mënyrë që na bën shumë krenarë të gjithë neve që shërbejmë në NATO. Ajo u zgjua në orën 2 të mëngjesit dhe erdhi këtu me ekipin e saj. Kjo është diçka që ajo e bën shpesh dhe kjo flet shumë për atë se sa kujdeset për ne, sa kujdeset për NATO-n, sa kujdeset për lirinë. Zonja ministre, ju u ndalët dhe u përshëndetët me secilin prej përfaqësuesve tanë ushtarakë, unë jam i sigurt se u keni lënë përshtypje të gjithëve dhe çdo përfaqësues ushtarak i yni do ta kujtojë këtë moment deri në fund të jetës, ndërsa ajo është që jeni ministre e Mbrojtjes që me të vërtetë kujdeset për njerëzit që të krijojë paqe”, tha gjenerali Uollters.

Related Articles

Back to top button
Close
Close