LajmeMaqedoniTopLajm

U akuzua nga opozita se është e afërt me BDI-në, Visar Ganiu i jep tender Eurovias për ndërtimin e pishinës në Çair

Me muaj të tërë opozita shqiptare në vazhdimsi e kanë kritikuar kompaninë “Eurovia”, për afërsinë e sajë me pushtetin qendror, respektivisht me BDI-në, por ende pa kaluar muaji, opozita ka filluar me ngrënijen e fjalëve të veta.

Kjo sepse pikërisht “Eurovia”, është kompania e cila do ta ndërtojë pishinën në Komunën e Çairit, tender që kjo kompani e ka fituar nga pushteti lokal.

Sipas informacioneve zyrtare, pishina do të kushtojë 900.000 mijë euro dhe kjo ka qenê oferta më e lirë e bërë pikërisht nga kompania “Eurovia”, e cila është zgjedhur fitues në sistem elektronik të tenderave.

Për këtë çështje ka folur edhe kreu i Komunës, Visar Ganiu nga LD. Ai ka konfirmuar edhe njëherë se në sistemin elektronik, përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë automatike.

“Kush ka dhënë çmimin më të ulët zgjidhet në mënyrë kompjuterike. Betohem në tre fëmijët e mi se është hera e parë që dëgjoj nga ju se ka qenë ajo kompani që ka fituar tenderin. Duhet të kenë ofruar çmimin më të ulët”, ka thënë për televizionin “Telma” kryekomunari i Çairit Ganiu.

Kujtojmë, partia e Ganiut muaj të tëra ka akuzuar se “Eurovia” është donatore e BDI-së dhe se çdo kontraktim i së njëjtës nga ana e BDI-së ka të bëjë me korrupsion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close