BotaLajme

“Türkiye do të vazhdojë të mbështesë Bosnje e Hercegovinën në të gjitha sferat”

Ambasadorin turk në Sarajevë, Sadık Babür Girgin, zhvilloi takim me ministrin e Mbrojtjes të Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez.

Ministri i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës (BeH), Zukan Helez, pas takimit me ambasadorin turk në Sarajevë, Sadık Babür Girgin, tha se vendi i tij dhe Türkiye kanë një histori të gjatë të miqësisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, ministri Helez theksoi rëndësinë e mbështetjes së Türkiyes për anëtarësimin e BeH-së në NATO.

Në deklaratë thuhet se ambasadori turk Girgin u zotua se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë të mbështesë BeH-në në të gjitha fushat, përfshirë zhvillimet ushtarake dhe financiare.

Në takim ishin të pranishëm edhe koloneli Mustafa Sıtkı Tatar, atasheu ushtarak në Ambasadën e Türkiyes në Sarajevë dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së BeH-së, Salko Beba.

Ministri Helez vizitoi Türkiyen për herë të fundit në korrik për Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close