BotaLajme

Turk: Me veprimet luftarake në Gaza, Izraeli tregon përbuzje të paparë ndaj të drejtave të njeriut

Komisari i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Uolker Turk, akuzoi Izraelin se ka treguar përbuzje të paparë ndaj të drejtave të njeriut me veprimet e tij luftarake në Rripin e Gazës dhe vlerësoi se grupi palestinez Hamasi e ka shkelur të drejtë ndërkombëtare.

“Asgjë nuk e arsyeton mënyrën e tmerrshme në të cilën izraeli ka kryer veprimet e tij luftarake në Gaza, të cilët vazhdimisht e shkelin të drejtën ndërkombëtare”, tha Turk gjatë prezantimit të raportit të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në Gaza, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor para Këshillit për të drejtat e njeriut në Gjenevë, raportuan mediat britanike.

Turk, gjithashtu, vuri në dukje se Hamasi në mënyrë joselektive ka hedhur projektilë në territorin palestinez, që konsiderohet krim lufte.

Related Articles

Back to top button
Close
Close