LajmeMaqedoniTopLajm

“TURBO” NË VETËM DY JAVË! Indicie për zgjedhje parlamentare

Shumë aktivitete të kryeministrit Kovaçevski në më pak se dy javë. Ai vizitoi liderët evropian, organizoi takim të liderëve në Parlament, më pas viziton fabrika, objekte sociale, ndërsa në mbrëmje zhvillon tribuna partiake. Megjithatë, nga LSDM-ja tani thonë se nuk po përgatiten për zgjedhje të parakohshme dhe janë të mendimit se zgjedhje të rregullta do të ketë në vitin 2024. Në tribuna dhe takime me qytetarët, kanë vendosur sepse kanë marrë vërejtje se politikanët i vizitojnë qytetarët vetëm para zgjedhjeve

Xhenur ISENI

Shkup, 17 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski vizitoi tetë fabrika, ishte jashtë vendit dhe u takua me liderët nga rajoni dhe liderët e BE-së, thirri një takim të liderëve dhe u takua me ambasadoren e re amerikane. Mbajti një seancë të përbashkët të Qeverisë së tij me Qeverinë shqiptare, vizatoi me fëmijët në kopsht, u takua me studentët, hëngri patatina, djathë dhe gjalpë, dhe e qarosi veten me një sandviç gjatë vizitës në TEC Manastir, bëri dolli me verë, shampanjë dhe bleu raki. Ndërkohë, kishte disa intervista dhe preskonferenca për shtyp. Dhe e gjithë kjo në vetëm dy javë e para të nëntorit. Gjatë asaj periudhe, ai vizitoi edhe objektet sociale, një vend ku po ndërtohet një urë, një rrugë në ndërtim e sipër. Ai vizitoi stacionet policore, festoi ditëlindjen e Shkupit, ishte në panairin e ushqimit dhe pijeve. Orët e mbrëmjes më së shumti këto ditë po i kalon në forume dhe takime me qytetarë në mbarë Maqedoninë, në kuadër të fushatës “Të fortë dhe të vendosur” të partisë në pushtet LSDM. Kryeministri pati kohë të vërë në përdorim aparatet e dhuruara të rezonancës magnetike dhe të ngre dolli me shampanjë, më pas edhe për t’u takuar me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase, z. Stefan.

Për shembull, më 11 nëntor, kryeministri vizitoi rajonin e Gjevgjelisë, ai vizitoi një ndërtesë sociale, pastaj një fabrikë tubash, një qumështore, kishte kohë për pak kulturë, ai vizatoi duke u ulur në një karrige të vogël rreth një tavoline të rrumbullakët me fëmijë nga kopshti “Detelinka” në Valandovë. Dy ditë më parë, gjatë vizitës në një kopsht fëmijësh në Strumicë, kryeministri ka marrë pesë plus në dorë. Por për një kohë të gjatë, një kryeministër nuk ka nisur një projekt kapital si një hidrocentral, një autostradë, një fabrikë të madhe apo një hekurudhë. Hekurudha për në Bullgari, mbi të cilën disa herë është vendosur gurthemeli, autostrada nga Kërçova në Ohër, projekti i hidrocentralit Çebren dhe Galishte ende presin kohë më të mira, e për realizimin e tyre, një Zot e di.

Fillimi i fushatës fuqishëm filloi më 25 tetor, kur LSDM-ja në pushtet nisi tribunat “Të fortë dhe të vendosur”. Që atëherë, kryeministri viziton fshatra dhe qytete, me helmetë në kokë viziton fabrikat, me pallto kirurgjikale, kapele fabrikat e prodhimit të ushqimit, bën foto teksa inspekton ndërtimin e infrastrukturës. Paraardhësi i kryeministrit Kovaçevski, Zoran Zaev, në vitin 2015, para se ta sillte LSDM-në në pushtet, tha se “nuk kemi ndërmend të jemi pandan i Gruevskit”, duke komentuar daljet e tij të shpeshta në publik dhe, siç tha ai, praktikimin e politikave populiste dhe lyerjen e kokës me akull të opinionit. “Mos prisni që ne ta bëjmë këtë. Nuk do ta bëjmë njësoj me paraqitjen tonë në terren dhe ashtu siç e bën qeveria”, tha Zaev. Por ai vetë të njëjtën nuk e ka respektuar. Pasardhësi i tij, Kovaçevski, nga ana tjetër, vetëm sa e përsosi atë. Fytyrat e buzëqeshura në tribunat partiake, fabrikat, punëtorët e kënaqur dhe ndërtuesit e përkushtuar, të cilat mund të shihen në fotot që kryeministri publikon rregullisht në rrjetet sociale, por megjithatë as nga larg nuk mund të krahasohen me ato të publikuara nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Ai drejtoi qeverinë për gati dhjetë vjet nga viti 2006 deri në vitin 2016, dhe që tha se punon 24/7, ishte i njohur për publikun për ngasjen e kombajit, autobusit, lojërave të futbollit, pingpongut, etj. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ishin të njohur edhe për hedhjen e lopatës së parë, në ato aktivitete ku fillonin ndërtimet e ndonjë salle sportive apo diçka tjetër.

Nga LSDM-ja tani thonë se nuk po përgatiten për zgjedhje të parakohshme dhe janë të mendimit se zgjedhje të rregullta do të ketë në vitin 2024. Në tribuna dhe takime me qytetarët kanë vendosur sepse kanë marrë vërejtje se politikanët i vizitojnë qytetarët vetëm para zgjedhjeve. Tribunat partiake zhvillohen në kohën kur vendi po përballet me krizë të madhe ekonomike dhe energjetike, Parlamenti vazhdon me mosfunksionimin e tij dhe përballet me sfidën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga të cilat varet integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE. Inflacioni mesatar vjetor i deritanishëm në vend është 12.4 për qind, ndërsa inflacioni në shtator, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ishte 18.7 për qind. Çmimi i produkteve ushqimore bazë është rritur për një të tretën, qytetarët këtë vit paguajnë më shumë për faturat e energjisë elektrike dhe ngrohjes, ndërsa ndjeshëm janë shtrenjtuar druri dhe energjenset tjera për ngrohje. (koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close