BotaLajme

Trump: SHBA-të duhet ta marrin Gazën, ta shndërrojmë në një zonë lirie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se Rripi i Gazës i rrethuar duhet të shndërrohet, në atë që ai e quajti një “zonë lirie” të kontrolluar nga SHBA-të, megjithëse detajet specifike të propozimit të tij, mbeten të paqarta.

“Kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira, ta bëjmë atë një zonë lirie, të lejojmë Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjmë thjesht një zonë lirie. Të kemi një zonë të vërtetë lirie, sepse duket se Gaza, çdo herë, çdo 10 vjet, ndodh, dhe më shumë se kaq. Vërtet ndodh kudo. Nuk e zgjidhi kurrë problemin e Gazës”, u tha ai gazetarëve në Katar para se të nisej për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndalesa e fundit e turneut të tij në Gjirin Persik.

Trump tha se “nëse është e nevojshme, mendoj se do të isha krenar nëse Shtetet e Bashkuara e kanë, ta marrin, ta bëjnë një zonë lirie”.

“Le të ndodhin disa gjëra të mira. Vendosini njerëzit në shtëpi ku mund të jenë të sigurt dhe do të duhet të merreni me Hamasin”, tha ai.

Trump e paraqiti për herë të parë propozimin e tij, që SHBA-të të marrin pronësinë e Gazës, në shkurt. Plani u refuzua gjerësisht nga kombet anembanë botës, por presidenti amerikan ka vazhduar ta ngrejë atë në mënyrë sporadike gjatë tre muajve të fundit.

Përshkrimi i tij i një “zone lirie” është i ri, megjithatë. Detajet se çfarë do të nënkuptonte kjo mbeten të pakta, pasi presidenti nuk dha hollësira gjatë fjalimit të tij të shkurtër./ AA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close