BotaTopLajm

Trump: Nobeli për mua? Ndala vrasjet në Kosovë!

Në fushatën zgjedhore në Karolinën e Veriut, Presidenti Donald Trump tha se ai mund të fitonte Çmimin Nobel për Paqe, pikërisht referuar Kosovës, duke thënë se ai arriti të ndalë vrasjet masive që kanë ndodhur në atë zonë për disa dekada.

“Unë jam i sigurt se nominohem për Çmimin Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite, dhe tani ata janë ndalur. Unë u thashë atyre, miq, bashkohuni me ne!”, tha Trump.

Përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës kohët e fundit nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, pas viteve të bllokimeve dhe pengesave të ndërsjellta, pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.

Related Articles

Back to top button
Close
Close