BotaLajme

Trump njoftoi se Rusia ishte e hapur për vendosjen e trupave paqeruajtës në Ukrainë, reagon Moska: Kërcënim i drejtpërdrejtë i sovranitetit tonë

Rusia e ka cilësuar si të papranueshme për ta vendosjen e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, ndryshe nga çfarë deklaroi Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili u shpreh se Rusia ishte e hapur për një veprim të tillë.

TRUMP PUTIN

Rusia ka thënë vazhdimisht se kundërshton praninë e trupave të NATO-s në terren në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, javën e kaluar deklaroi se Moska do ta konsideronte një lëvizje të tillë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Rusisë, edhe nëse trupat do të vepronin atje nën një flamur tjetër.

I pyetur në lidhje me komentin e Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shmangu përgënjeshtrimin publik të presidentit amerikan, por në thelb përsëriti kundërshtimin e Rusisë ndaj kësaj ideje.

“Ka një qëndrim për këtë çështje të shprehur nga ministri i Jashtëm rus Lavrov. Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë dhe asgjë për të komentuar”, tha Peskov.

Trump nga ana tjetër tha se ai dhe Putin e pranuan idenë e forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, nëse atje do të ketë një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës.

“Po, ai do ta pranojë,” tha Trump. “E pyeta konkretisht për këtë çështje. Ai nuk ka asnjë problem me këtë”, shtoi presidenti amerikan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close