LajmeMaqedoni

Tre persona arrestohen në Tetovë për drejtim mjeti pa patentë dhe nën masë ndalimi

Policia e Tetovës ka arrestuar tre persona gjatë kontrolleve në komunikacion për shkelje të rënda të Ligjit për Sigurinë në Trafik.

Në Grupçin u arrestua L.D. (21) nga Larca, i cili drejtonte një automjet pa patentë shoferi.

Në rrugën “Iliria” u arrestua A.R. (22) nga Poroji, pasi drejtonte një motoçikletë pa patentë.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit në Tetovë u arrestua E.T. (22) nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin edhe pse kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike.

Të tre janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjetet janë sekuestruar përkohësisht. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë kallëzimet përkatëse penale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close