LajmeSport

‘Trajneri Martinez ka frikë ta zëvendësojë’/ Cristiano Ronaldo dhe Roberto Martinez në qendër të kritikave

Paraqitja pa ngjyrë, barazimi i Portugalisë e madje edhe tregolëshi i Messit; Cristiano Ronaldo nuk e nisi në mënyrën më të mirë Botërorin 2026, edicioni i tij i 6 në karrierë.

‘Nuk përgatitëm asnjë kafaz, asnjë plan specifik për Cristiano Ronaldon me thënë të vërtetën-tha mesfushori i Lillë, Mukau-nuk është më i njëjti si dikur, kam shumë respekt për një prej futbollistëve më të mirë në histori, por është pak më i vjetër tani. Kur arrin njëfarë moshe nuk mund të bësh të njëjtat gjëra si më parë’.

Gjithsesi, duket e vështirë që në ndeshjen me Uzbekistanin, kapiteni i Portugalisë ta nisë nga stoli, por nëse edhe në këtë sfidë do të shohim kopjen e zbehtë të Cristiano Ronaldo, rrugëtimi i tij në këtë botëror do të jetë një malore e vërtetë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close