LajmeSport

Trajneri i Milanit, Fonseka: S’jam në rrezik

Mbi të po flitet prej ditësh, por ndeshja e sotme kundër Veronës duket shumë më tepër se sa thjesht si një udhëkryq për qëndrimin e tij te Milani.

Paulo Fonseka është i qetë, ose të paktën kjo është ajo që perceptohet nga fjala e tij në konferencë për shtyp.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, deri në fund të sezonit. Do të jetë një ndeshje e vështirë me Veronën, por kemi punuar për ta fituar.

Ju nuk mund të shihni seancat stërvitore dhe të kuptoni atmosferën në ekip. Ky është një aspekt pozitiv dhe kjo javë kaloi si të tjerat, ne punuam mirë. Nuk e kam ndier kurrë që skuadrës i mungonte besimi tek unë ose nuk donte të punonte.

E kuptojmë zhgënjimin e tifozëve, por nuk ka njeri që dëshiron të fitojë më shumë se ne. Ajo që mund të bëjmë është të punojmë me ndershmëri për të pasur rezultate që meritojnë tifozët.

Do të doja të fitoja diçka me Milanin. Besoj në ëndrrat e mia dhe përpiqem të punoj sa më shumë që të mundem për të përmirësuar ekipin”, tha Fonseka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close