LajmeMaqedoniTopLajm

Trajkovski: Do t’i publikojmë kompanitë që nuk respektuan ngrirjen e çmimeve

Mosrespektimi i çmimit të fiksuar të bukës prej 33 denarë, kilogrami joadekuat, mospasja e të paktën 80 për qind e produkteve në rafte, janë vetëm një pjesë e shkeljeve që ka konstatuar Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) në terren gjatë realizimit të kontrolleve.

Siç tha sot drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, emrat e kompanive që kanë bërë shkelje do të bëhen të ditura, por pasi të kenë përfunduar plotësisht procedurat për to.

“Do t’i tregoj emrat e kompanive të cilët i kanë shkelur vendimet qeveritare kur të përfundojnë procedurat. Emrat nuk do të publikohen sot për shkak të kompleksivitetit të rasteve. Janë duke u lëshuar urdhërpagesa dhe deri në përfundimin e lëndës nuk do t’i them emrat, por pas kësaj”, theksoi Trajkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në marketin e lagjes Taftalixhe të Shkupit, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai përmendi edhe një herë se të gjithë inspektorët janë në terren, ndërsa ISHT-ja punon me kapacitet të plotë.

“Gjatë pesë ditëve të fundit janë kryer mbi 500 inspektime, ndërsa 130 prej tyre janë sipas vendimeve të Qeverisë. Njëherësh janë konstatuar gjashtë shkelje prej 750.000 denarë”, njoftoi drejtori dhe paralajmëroi se ISHT-ja do të vazhdojë të punojë në mënyrë joselektive konform ligjeve.

Trajkovski me këtë rast edhe një herë apelon tek tregtarët që nëse kanë mundësi t’i ulin çmimet edhe për produktet tjera, sepse të gjitha vendimet e qeverisë, siç nënvizoi ai, “merren në interes të qytetarëve”.

“Disponojmë me gjithsej 160 inspektorë që është një numër shumë i vogël, ndërsa në faqen tonë informojmë çdo ditë për kontrollet”, tha drejtori i Inspektoratit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close