
Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në Vienna, në Austria, ka përfunduar me pasoja tragjike, ku mes viktimave janë edhe tre qytetarë me prejardhje nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në distriktin Alsergrund, ku si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit në një kantier ndërtimi, disa punëtorë kanë mbetur të zënë nën rrënoja.
Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka konfirmuar se viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.
Po ashtu, MPJD ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, si dhe për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë. /Lajmi.net/



