LajmeRajon

Tragjedi tjetër në Kosovë, dyshohet se burri ka vrarë gruan e tij në Pejë

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm ku është vrarë një grua.

Policia e rajonit të Pejës njoftoi se sot rreth orës 08:15 është raportuar se në rrugën “Bill Clinton”, ka ndodhur një rast dhe se policia me ekipin mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes. Sipas tij ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës grua.

“I dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës.

Gruaja e vrarë është identifikuar si Gjyljeta Ukelli. Ajo pas vete ka lënë tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.

Ukelli dyshohet se u vra sot nga burri i saj Edmond Lajçi, punonte asistente në një klinikë stomatologjike në Pejë.

Nga Prokuroria konfirmojnë se i dyshuari për vrasjen e Ukellit është burri i saj.

“Isha në vendin e ngjarjes , ka ndodhur një vrasje e rëndë. Burri dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e vet në banesën e tyre. Atje është prokurori kujdestar, zëdhënësi.  Është arrestuar i dyshuari. Këto janë ato informatat fillestare. Në marrjen e informatave tjera, do të prononcohemi. Janë informata të pakonfirmuara për të kaluarën e tij kriminale”, deklaroi kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Para 4 dite, në Ferizaj nga bashkëshorti i saj u vra 21-vjeçarja Erona Cokli, ndërsa i dyshuar është burri i saj  36-vjeçar, Valon Aliu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close