
Paulo Gazzaniga po përjeton një ëndërr, ashtu si edhe Girona, pasi në këtë sezon, skuadra e Michel ndodhet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Real Madrid pas 14 javësh.
Portieri argjentinas ka treguar një formë shumë të mirë, ndërsa është një nga pikat më të forta të spanjollëve, me 31-vjeçarin qe shpesh herë ka rezultuar vendimtar.
Kjo formë ka tërhequr vëmendjen e ish-klubit të tij, Tottenham.
Londinezet janë rikthyer përsëri në gjurmët e argjentinasit, ndërsa mediet britanike kanë raportuar edhe një interesim konkret, por asgjë nuk do të jetë e lehtë, pasi te Girona janë të vendosur për të mos humbur shërbimet e portierit.
Gazzzaniga qëndroi te “Spurs” për katër sezone dhe u largua në verën e viti 2021, teksa aktualisht ka një kontratë deri në verën e viti 2025 me spanjollët.
Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se, Gazzaniga nuk e mendon, por as nuk e dëshiron largimin nga Girona dhe kjo i ndërlikon pozitat për Tottenham, por muaji janar do të jetë një barometër për të parë nëse ky operacion mund të konkretizohet apo jo.




