LajmeMaqedoniTopLajm

Toshkovski: Është urdhëruar inspektim për punën e policisë për vrasjen e dyfishtë në Shkup

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski urdhërori inspektim në punën e MPB-së për rastin e vrasjes së dyfishtë që tronditi vendin në fillim të dhjetorit, për të cilën i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski.

Toshkovski për “TV24” nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje, përveç se dyshon në mënyrën se si ka vepruar MPB në zbardhjen e rastit dhe ka urdhëruar hetim për të parë nëse policia i ka respektuar të gjitha procedurat dhe standardet.

I akuzuari për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçeva dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski ndodhet ende në Turqi, ku me fletarrest ndërkombëtar është arrestuar.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ditë më parë deklaroi se procedura gjyqësore për ekstradimin e tij ka përfunduar dhe se Palevski së shpejti do të ekstradohet në Maqedoni.

Related Articles

Back to top button
Close
Close