LajmeMaqedoniTopLajm

Tomevski: Zjarri në Vardarishte është vënë nën kontrollë dhe po shuhet

Zjarri afër Vardarishtes është vënë nën kontroll dhe aktualisht po shuhet. Në terren ndodhen 25 zjarrëfikës me tetë automjete zjarrëfikëse, deklaroi për MIA-n komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ) Zvonko Tomevski.

Tomevski sqaroi se si masë parandaluese kanë qenë të detyruar të shkyçin dy largëpërçues, një të EVN-së dhe një të MEPSO-s, për shkak se po punohet në afërsi të tyre.

“Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”, deklaroi Tomevski.

Zjarrfikësit e Shkupit sot, rreth orës 12:00, në qarkun e ish-deponisë Vardarishtë, në një sipërfaqe më të madhe të papërcaktuar po shuajnë zjarrin e barit të thatë dhe materialeve të mbeturinave.

Pas zjarrit, pa furnizim me energji elektrike janë 47.000 konsumatorë në Shkup, si masë parandaluese janë shkyçur nënstacionet  “Shkup 4 – Aerodrom” dhe “Shkup 4 – Lindje”.

“Për shkak të një zjarri të madh në deponinë Vardarishte, ndërsa me kërkesë të Brigadës së Zjarrfikësve, ekipet e Elektroshpërndarjes ndërhynë menjëherë në terren dhe shkyçën furnizimin me energji elektrike në nënstacionet “Shkupi 4 – Aerodrom” dhe “Shkupi 4 – Lindje”. Për momentin, 47.000 konsumatorë janë pa furnizim me energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike do të rikthehet pasi Brigada e Zjarrfikësve të raportojë se zona është e sigurt dhe zjarri është shuar”, deklaruan për MIA-n nga Elektroshpërndarja.

Ndryshe për shkak të zjarrit në Vardariste mbi 47 mije konsumetaor kanë mbetur pa energji elektrike në Shkup.

Related Articles

Back to top button
Close
Close