LajmeMaqedoniTopLajm

Tifozi i Pobedës që sulmoi futbollistët e Shkëndijës në Prilep, dënohet vetëm me të holla

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim kundërvajtës ndaj tifozit 33-vjeçar F.F., i cili pas ndeshjes mes KF Pobeda dhe Shkëndijës së Haraçinës në Prilep, ka hyrë me dhunë në zhveshtoren e futbollistëve mysafirë dhe ka dëmtuar pronë të stadiumit “Goce Dellçev”.

Sipas MPB-së, veprimi i tij përbën shkelje të Ligjit për Parandalimin e Dhunës, që parashikon gjoba nga 500 deri në 1.000 euro.

Ndërkohë, FFM ka ndëshkuar klubin Pobeda me 3.000 euro dhe ndalim të publikut në 4 ndeshje.

Megjithatë, MPB nuk ka ngritur kallëzime për rastet e thirrjeve raciste të ndodhura në Kumanovë dhe Kavadar gjatë ndeshjeve të verës, duke thënë se janë në proces të identifikimit të personave të përfshirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close