
Tifozët e Levskit nga Sofja kanë paralajmëruar tifozët e Shkupit që të mos udhëtojnë në ndeshjen e kthimit që duhet të luajnë dy skuadrat në kuadër të raundit të dytë eliminatorë në Ligën e Konferencës.
Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale thuhet se tifozët e Shkupit “nuk do të kalojnë mirë në Sofje” dhe paralajmërojnë të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit të Bullgarisë.
“Po i dërgojmë mesazh tifozëve të Shkupit që të mos vijnë në Sofje. Qyteti ynë nuk është për shëtitje të zakonshme dhe nuk do të donim t’i shihnim këtu, sidomos pas ngjarjeve në Shkup”, thuhet në deklaratën e klubit të tifozëve.
“Levski ka një histori të lavdishme dhe një numër të madh tifozësh”. Mysafirët nuk do të kalojnë mirë në kryeqytetin tonë, i cili është ndoshta vendi më i bukur që njerëzit e Çairit do të kenë parë ndonjëherë në jetën e tyre. Anuloni udhëtimin tuaj në Bullgari, këtu nuk do të keni mirëseardhje.. Fitues mund të jetë vetëm Levski”, thonë tifozët e klubit bullgar.
Ndeshja ndërmjet Levskit dhe Shkupit do të luhet me 3 gusht, ndërsa ekipi bullgar ka epërsi prej 2 golave nga ndeshja e parë e luajtur në kryeqytetin tonë. Top24



