RajonTopLajm

Thaçi sot për herë të dytë para Speciales

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të paraqitet sot për herë të dytë para gjykatësit dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre, e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close