
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin Pressing ka theksuar se ai dhe përfaqësues të frontit kanë pasur dy takime me VMRO-DPMNE-në dhe se ky grup është drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, shkruan Top24
“Ne kemi pasur dy takime me VMRO-DPNE-në, na janë ofruar më shumë pozita se VLEN-it por kushti i vetem i Frotit për Europë ka qenë ndryshimet kushtetuese dhe se ky grup negociues është udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, normal në takim nuk vin Ali Ahmeti sepse nuk vjen Mickovski, kur të jetë Mickovski do të jetë z.Ahmeti”, tha Thaçi në Pressing.
Thaçi më tej shtoi se nga ky takim ne kemi pranuar që të mbështesim ndryshimin e ministrive ndërsa të themelohet komisioni pë ndjekjen e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe kryetari i këtij komisioni do të jetë nga Fronti për Europë ndërsa në të njejtin takim ata janë obliguar që publikish me komunikatë publike të konfirmojnë formimin e këtij komisioni.



