
Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku në një intervistë në Alsat-M u pyet për donacionin nga kompania serbe dhënë komunës së Tetovës. Qoku theksoi se nuk është problem donacioni i një kompanie serbe për kishën në Tetovë sa është problem Daka Davidoviq një biznismen në listën e zezë. Pas kësaj deklarate të Qokut ka shpërthyer rrjeti duke bërë që deputeti Qoku të reagoj dhe sërish të ngatërohet në postimin etij si më poshtë, shkruan Top24
Qoku në reagimin e tij nuk e mohon donacionin nga kompania serbe por që sipas Qokut për shkak dinamikës është keqinformuar për donacionin për kishën dhe se një donacion i tillë nuk është për kishën por për një shkollë.
Sqarim:
Nuk mund të anashkalohen bashkëpunimet e ngushta të BDI-stëve dhe satelitorëve me struktura kriminale serbe si në rastin e Daka Davidoviqit të cilit Teuta Arifi e BDI-së ia shiti tokën ndërtimore Jellak. Daka Davidoviqi ka qenë drejtues i UDB-ës serbe dhe i dekoruar me urdhërin “Shën Sava” nga Kisha serbe. Për bizneset e pista si me BDI-në, DASH e përfshiu në Listën e Zezë, në të njëjtën Listë ku janë gjysma e kryesisë e BDI-së.
Është keqinformim pohimi im në intervistën e Alsatit, edhe për shkak të dinamikës së intervistës, se ka një donacion për kishën në Tetovë. Nuk ka asnjë donacion i tillë dhe ky është një fakt i verifikueshëm.
E vërteta e verifikueshme është se ka pasur një donacion për rindërtimin e një shkolle i dhënë nga një firmë e regjistruar në territorin e Maqedonisë së Veriut.
v



