LajmeMaqedoni

Thaҫi: Nëse kandidati i Kurtit e merr gjysmë vote më shumë se unë, do të jap dorëheqje, nuk merrem kurrë më me politikë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaҫi në emisionin, “Këndi i Debatit” në TËVË1, ka dhënë një premtim të madhë para zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Thaҫit, nëse kandidati i Kurtit merr një votë më shumë se ai, si kryetar ai do të dorëhiqet dhe nuk merret me politikë.

“Nëse kandidati i Kurtit e merr gjysmë vote më shumë se unë, do të jap dorëheqje, nuk merrem kurrë më me politikë. Qasja e VV-së është shumë e keqe. Ju kujtoj pamjen e Kurtit, pasha nanen nuk përzihem në politikë, ndëryrja është e keqe, e kanë thënë ndërkombëtarët. Takati Kosovës me na ndihmu neve me aleatët është zero, kjo u dëshmua”, tha Thaҫi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close