
Më 7 tetor 2025, rreth orës 11:15, në SPB Tetovë është vetëdorëzuar F.R. (36) nga fshati Bogovinë i Tetovës, për të cilin Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup kishte lëshuar një fletarrest kombëtar.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “bashkëpunim kriminal” sipas nenit 394 paragrafi 2 dhe “prodhimi dhe lëshimi i paautorizuar në qarkullim i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.
F.R. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shkupit.



