
Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Tetovë, Valmir Aziri një ditë pas konfirmimit të kandidaturave nga ana e komisionit partiak përmes një njoftimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se tërhiqet nga gara, shkruan Top24.
“Të nderuar anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, kam punuar fort pa rreshtur për afro 3 muaj me çdo anëtarë të degës së Tetovës për të përcjellur dhe për të dëgjuar, opinionet, kritikat dhe sygjerimet se kah duhet të ec politika tetovare, dhe se nga duhet të orientojmë politikat tona si degë e Tetovës.
Kam takuar me dhjetëra e qindra aktivistit, intelektual, artist të rinjë dhe të reja dhe më besoni që opinionet e tyre, mendimet e tyre dhe botëkuptimet e tyre në të shumtën e rasteve janë më të thella dhe shumë më kuptimplota se broçkullat që dëgjojmë nalt e posht, nëpër zyrat partiake dhe televizionet tona.” shkruan Valmir Aziri në postimin e tij përcjellë Top24.
Aziri më tej shton se “Gjatë gjithë kohës kam theksuar se tre kandidat janë shumë për këtë proces dhe se do të krijohet një huti tek anëtarët e nuk do të mund të shpjegojm drejtë dhe mirë programet dhe politikat tona dhe se do të krijohet një kakafoni zërash e idesh dhe se nuk do të mund të lexohen e kuptohen qartë synimet tona, andaj duke I qëndruar parimit tim besnik vendosa të tërhiqem nga gara për të parin e degës së Tetovës.”
Valmir Aziri thekson se tërhiqet nga kjo garë i pezmatuar, tërhiqet për të ruajtur dinjitetin e tij, të shokëve, miqëve dhe të familjes së tij, do të ngelet besnik i parimve të tija, dhe garanton se do të vazhdojë betejën për ta rikthyer Tetovën aty ku e ka vendin, edhe një herë vazhdojmë shumë më fuqishëm në misionin tonë për të bërë të qarta dallimet tona dhe vizionin tonë ndaj çdo kujt tjeter! Top24.



