LajmeMaqedoniTopLajm

Tetovë riten rastet me Covid, mjekët alarmojnë

Covid-qendra në Spitalin e Tetovës, sikurse shumë qendra të ngjashme gjithandej vendit përballet me shifra në rritje të pacientëve të cilët paraqiten në ambulancën covid. 

Mjeku Gzim Nuredini thotë se për momentin janë diku 25 pacientë të shtruar kurse dhjetëra pacientë brenda ditës kërkojnë ndihmë mjekësore.

GZIM NUREDINI- KOORDINATOR I QENDRËS COVID, TETOVË

“Kemi një rritje të numrit të pacientëve ashtu që kjo na alarmon , është një indikator se me siguri në të ardhmen do të kemi edhe rritje të numrit të pacientëve të hospitalizuar”.

Autoritetet e shëndetësisë thanë se vendi tashmë gjendet në valën e tretë të pandemisë. Nëpër shumë spitale janë aktivizuar covid-qendra shtesë. Nga Spitali I Tetovës thonë se janë të të gatshëm, varësisht nevojës, që të zgjerojnë kapacitetet, por shqetësuese, sipas tyre, është mosrespektimi I masave anti-covid.

GZIM NUREDINI- KORDINATOR I QENDRËS COVID, TETOVË

“Sa i përket zgjerimit ne nuk do të kemi problem sepse në mënyrë automatike do të hapim pjesën tjetër ku e kemi paraparë, por problemi është se gjatë kësaj kohe që ne bisedojmë, ne tregojmë dhe alarmojmë qytetarët nuk janë të kujdesshëm, distanca në 30 cm që i shohim cdo ditë nëpër kafetëri dhe restorante, ajo na alarmon se në të ardhmen do të kemi edhe numër më të madh të pacientëve, ashtu që është situatë që patjetër edhe këtë muaj duhet të kemi kujdes në nivel më të lartë”.

Sipas raportit zyrtar të MSH-së, në Spitalin e Tetovës trajtohen 24 pacientë me COVID-19. Në Komunën e Tetovës dhe Komunat përreth evidentohen 5.863 raste me koronavirus, prej të cilëve, 396 janë aktive. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close