
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (03.05.2021/4.05.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 61 persona (TE-37 dhe GV-24), janë përgaditë urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë. Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar për 29 persona (TE) dhe 8 (GV) nga Inspektorati Shtetëror Sanitar janë përgatitur vendimet e reja për izolim, si dhe janë kryer kontrolle ndaj 440 persona (TE-308 dhe GV-132) persona me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar shkelje të vendimeve të lëshuara të izolimit.
Në periudhën prej orës 21:00 më 03 maj deri në 05.00 më 4 maj 2021 në rajonin e SPB Tetovë janë regjistruar 1 (TE) dhe 1 (GV) shkelje e vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës policore.
……
Mbrëmjen e djeshme (3-maj) rreth orës 23:15, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, e kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.I. nga Gostivari, i cili kishte treguar sjellje agresive dhe kishte penguar pjestarët e policisë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe i njëjti gjithashtu më herët kishte shkelur vendimin për ndalimin e lëvizjes-orën policore. Ai është mbajt në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përgatiten parashtresat adekuate.



