
Tetovarja, Edona Ziberi nga klubi i karatesë “Fati” në Tetovë, do të jetë pjesë e garave prestigjioze Karate One – Series A A Coruña, Spain 24–26, prill 2026 që do të mbahen në A Corunja te Spanjes. Ky turne është organizuar nga WKF ( federata botërore e karatesë) Karate One Series A, një nga garat më të forta në kalendarin ndërkombëtar të karatesë. Sportistja jonë do të paraqitet nesër (e premte) në kategorinë e senioreve +68 kg, ku pritet të përballet me garuese elitare nga e gjithë bota. Pjesëmarrja në këtë nivel përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj sportive, shkruan Top24
“Karate One – Series A A Coruña, Spain 24–26, prill 2026 – Karateistja e klubit të karatesë “Fati” nga Tetova, Erdona Ziberi, ka udhëtuar drejt A Corunja te Spanjes për të marrë pjesë në turneun prestigjioz botëror të organizuar nga WKF ( federata botërore e karatesë) Karate One Series A, një nga garat më të forta në kalendarin ndërkombëtar të karatesë. Sportistja jonë do të paraqitet nesër (e premte) në kategorinë e senioreve +68 kg, ku pritet të përballet me garuese elitare nga e gjithë bota. Pjesëmarrja në këtë nivel përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj sportive. Kujtojmë se Erdona Ziberi këtë vit arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për U21, të mbajtur në Limassol. Ky rezultat historik përbën një arritje të madhe jo vetëm për sportisten, por edhe për qytetin e Tetovës dhe klubin tonë. Trajneri i klubit Arlind Huseini u shpreh optimist për paraqitjen e saj: “Presim rezultat pozitiv nga Erdona. Ajo është e përgatitur maksimalisht dhe ka përvojë të madhe në gara evropiane dhe botërore. Jam i bindur se do të ketë një paraqitje të denjë dhe me rezultat pozitiv.” Klubi i karatesë “Fati” vazhdon të dëshmojë nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi, duke përfaqësuar me dinjitet sportin tonë në arenën ndërkombëtare” tha trajneri Arlin Huseini.Top24






