LajmeSport

Tetovari Lulzim Ismaili ndeshet sonte për titullin WBF të Europës

Më 17 Prill të këtij viti qyteti i Tetovës sërish do të jetë qendër e një spektakli të boksit. Nën organizim të Klubit të Boksit Shkëndija No Limit do të mbahet mbrëmje e boksit profesionist dhe amatorë, ku në mesin e 8 luftave profesionale do të garojë edhe boksieri i mirënjohur shqiptarë Ferit Keta, ndërsa kulminacioni i mbrëmjes do të jetë lufta për titullin WBF të Europës ndërmjet tetovarit Lulzim Ismaili dhe boshnjakut Jasmin Dananoviq. I mbetur vakant apo i lirë shkaku i mungesës së aktiviteteve, rregulluroja la të lirë titullin në fjalë në kategorinë deri 69.8 kilogram dhe përfaqësuesi për Europë i Federatës Botërore të Boksit, gjermani Kristijan Roesen përmes agjentëve dhe bashkëpunëtorëve kanë ofruar që tetovarit Lulzim “The Igëll” Ismaili t’i mundësohet të garojë për këtë titull. Me ecuri prej 6 fitoreve në po aq lufta në boksin profesionist, Lulzim Ismaili në duelin më të rëndësishëm të karrierës deri tani, përballë do të ketë boksierin nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Dananoviq që numëron 16 fitore në këtë kategori. Nga Klubi i Boksit Shkëndija nuk fshehin entuziazmin për organizim sa më të mirëfilltë të këtij spektakli, me dëshirë për ta mbyllur mbrëmjen me spektakël dhe shkruarjes së një faqe të re në historinë e boksit tetovar dhe mbajtjes së rrypit në Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close