LajmeMaqedoni

Tetovarët sërish mbetën pa ujë për pije

Tërmetet e ditëve të fundit në Maqedoninë Perëndimore, kanë shembur serish dheun ku ishin mbuluar gypat e riparuar të ujësjellësit të Tetovës në Lëshnicë. Rrëshqitja e dheut, ka shkatërruar sërish sistemin e ujësjellësit, duke shkëputur kështu gypat kryesor të furnizimit. Si pasojë Tetova në orët mëngjesit ishte pa ujë. Sasia e ujit në rezervuarët e qytetit ka pësuar rënie drastike, sa që për momentin Tetova, ka në rezervuare vetëm 150 litra ujë në sekondë. Për zbutjen e këtij Problemi, janë aktivizuar edhe katër puset e qytetit me qëllim të furnizimit me ujë të disa pikave më kritike të vendit, deri në sanimin e defektit. Për shkak të mungesës së madhe të ujit për pije, nga dita e nesërme, Tetova do të ketë restrikcion të ujit, edhe atë, nga ora 8:30 deri në orën 11:30 dhe pasdite nga ora 15 deri në ora 18. Restrikcion do ketë edhe gjatë natës, edhe atë nga ora 24 deri në orën 5 të mëngjesit. Për momentin, ekipet e Ndërmarrjes Publike komunale ndodhen në Leshnicë të Malit Sharr, ndërsa nuk japin të dhëna se sa do zgjasë riparimi i dëmit dhe kur Tetova do i kthehet normalitetit me furnizimin me ujë për pije.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close